1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“17 fshatra të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës”, Vuçiqit s’i duket si zgjidhje por shfaq interesim

Rekomandime

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, para pak ditësh në një intervistë për “Reporterin” teksa kishte folur për dialogun Kosovë-Serbi kishte thënë se është në gjendje t’i japë menjëherë 17 fshatra të Leposaviqit e Zubin Potokut në këmbim të marrjes së Luginës së Preshevës.

- Advertisement -

Lidhur me një ide të tillë të Hazirit sot ka folur edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, i pyetur nga gazetarët në një konferencë për media.

Presidenti serb ka thënë se nuk i është ofruar asnjëherë diçka e tillë dhe ka shtuar se edhe po t’i bëhej një ofertë e tillë s’do ta pranonte meqë i duket e pakuptimtë.

Vuçiq ka përmendur numrin e lartë të serbëve që jetojnë në Medvegjë dhe Bujanoc dhe i është dukur e pakuptimtë një ofertë me vetëm 17 fshatra, duke përmendur kështu katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe komunat tjera serbe.

- Advertisement -

Vuçiq ka thënë se nuk mendon që një shkëmbim i tillë është zgjidhje.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se nëpër media ka dëgjuar ide të ndryshme por asnjëherë lidhur me këtë të shkëmbimit të fshatrave, megjithatë pavarësisht se nuk e mendon si zgjidhje, Vuçiq ka thënë se është i interesuar të di se për cilat fshatra bëhet fjalë.

- Advertisement -

“Jo, nuk kam pasur oferta të tilla. Unë nuk kam parë diçka të tillë. Por jam gati të dëgjoj gjithçka”, ka shtuar Vuçiq.

Në këtë konferencë Vuçiq ka folur edhe rreth deklaratave se administrata e presidentit Trump është në anën e Serbisë.

Kreu i shtetit serb ka thënë se nuk mendon që Trump është në anën e Serbisë, por thotë se ndryshe nga administratat tjera, kjo e Trump dëshiron të dëgjojë edhe zërin e Serbisë.

“Unë nuk mendoj që presidenti i SHBA’së, Donald Trump është në anën tonë në lidhje me Kosovën, por gjithashtu nuk mendoj që ai është një njëri që nuk dëshirojë të dëgjojë edhe pjesën tonë, që është një ndryshim i madh me atë se çfarë ka ndodhur më parë”, ka theksuar Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit