19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Aktakuzë ndaj ish-ministrit për gjuajtje me armë

Rekomandime

Prokurori Themelore e Prizrenit, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve.

Raportohet se njëri nga dy të akuzuarit është ish-ministri Rasim Demiri që sot mban pozitën e deputetit nga VAKAT, sipas prokurorisë me datë 30 mars rreth orës 16:00 në fshatin Pouskë të Prizrenit, ka përdorur armë zjarri – pushkë gjysmë automatike.

- Advertisement -

Bashkë me Demirin prokuroria akuzon edhe M.P.

“I pandehuri M.P, me datë, kohë dhe vend të njëjtë përdorë armë zjarri pushkën gjysmë – automatike në një shenjëtore të improvizuar në fshatin Pouskë, i shoqëruar me të pandehurin R.D., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët”.

“Me këto veprime, i pandehuri M.P., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit