2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

21-vjeçari transgjinor nuk pranohet në ushtrinë zvicerane

Rekomandime

Ai kishte shpallur zyrtarisht gjininë e tij dhe për mospranimin e tij në ushtri ai ka thënë se është diskriminuar

Transmann Ellyot do të dëshironte të bashkohej me ushtrinë. Me gjithë kalimin e testeve fizike si dhe ato mjekësore, ai u shpall i papërshtatshëm.

- Advertisement -

21-vjeçari Ellyot nga Lully VD lindi si vajzë, por gjithnjë ndjehej si burrë. Në gusht 2018, Ellyot zyrtarisht ndryshoi gjininë e tij.

Gjithashtu, ai i është nënshtruar një terapie hormonale të bazuar në testosterone për një vit e gjysmë. Në vitin 2019, gjinjtë e tij u hoqën me anë të një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas Ellyot, gjithçka shkoi sipas planit deri më tani: “Mesazhi u prit mirë nga familja dhe miqtë e mi. Ndihem shumë më mirë tani”.

- Advertisement -

Megjithëse i kaloi të gjitha testet sportive dhe mjekësore, ai u shpall i papërshtatshëm.

Doktori më tha që ndërsa të gjitha rezultatet e mia ishin të mira, unë dështova, sepse manuali mjekësor i ushtrisë thekson që një transversal deklarohet automatikisht si i padobishëm”, shkruan “20 minuta”, përcjell Albinfo.ch.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit