0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

25 korriku datë e kobshme për Kosovën, një tragjedi e njëjtë ndodhi më 2002, kur autobusi ra në humnerë dhe vdiqën 12 kosovarë

Rekomandime

Dhjetë kosovarë që u nisën nga Frankfurti për në Kosovë, ndërruan jetë dhe 44 të tjerë u lënduan, pasi që autobusi me të cilin po udhëtonin humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

15 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore, në mesin e tyre edhe një vajzë e mitur.

Kjo tragjedi përkon me ngjarjen e kobshme të 19 viteve më parë, më 25 korrikun e 2002-ës, kur si pasojë e një aksidenti në kufirin me Malin e Zi, humbën jetën 12 kosovarë dhe së paku 30 të tjerë ishin lënduar.

Si sot, edhe atë ditë, një autobus u rrokullis pranë kufirit Mal i Zi – Kosovë, brenda territorit të Kosovës, çka shkaktoi vdekjen e 12 kosovarëve dhe lëndimin e rreth 30 të tjerëve.

- Advertisement -

Autobusi ka qenë i Prishtinës, me pasagjerë që ktheheshin nga Ulqini për në Kosovë, kur autobusi ishte rrëzuar në një humnerë afro 100 metra të thellë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit