11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

500,000 ushtarë gati për Iuftë, shfaqen “robotët” e armatosur në kufirin Rusi-Ukrainë

Rekomandime

Bota është nën frikën e një konfIikti në shkallë të gjerë mes Rusisë së Ukrainës, i cili me gjasë nuk do të kufizohej vetëm mes dy shteteve. Ndërkohë që SHBA-të anuluan dërgimin e dy anijeve ushtarake në detin e Zi, në formë mbështetjeje për ukrainasit, rusët kanë filluar një stërvitje të madhe në ujërat përreth gadishullit të Krimesë duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Ukrainën.

- Advertisement -

Mediat ruse publikuan pamje nga stërvitja, ku si rrallë më parë u përdor municion i vërtetë. Më herët, Putini kishte zhvendosur 15 anije ushtarake nga deti Kaspik në detin e Zi për të rritur ndjeshëm forcën ruse në këtë rajon.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se të dy vendet kanë angazhuar një total prej 500 000 ushtarësh në të dyja anët e kufirit duke e bërë këtë organizimin me të madh në rajon që prej 50 vitesh.

Ndërkohë që të gjithë paralajmërojnë për një Iuftë mes dy vendeve, në zonën e konfIiktit, pikërisht ai i Donbasit, ajo vijon prej 7 vitesh.

- Advertisement -

Ajo është kthyer diçka normale atje, me rrebelët pro-rusë që kundërshtojnë praninë ushtarake të Ukrainës. Në Donetsk janë shfaqur tashmë edhe skena nga filmi “Transformers” me robotë gjoja të armatosur që presin armikun.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit