3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

9 vjeçari ngre flamurin e Kosovës pasi fitoi kundër rusit në turneun ndërkombëtar

Rekomandime

9 vjeçari Ernest Domi nga Kukësi garoi në Helsinki të Finlandës dhe mori medaljen e artë. Ai dhe tre fëmijë të tjerë nga kosovarë përfaqësuan në turneun ndërkombëtar të mundjes, Kosovën.

Edhe mundësit e tjerë Dior Zogajn, Vlera Sadiku dhe Ernis Latifaj pjesë e skuadrës “Kolosi” morën medalje të artë dhe të argjëndi.

- Advertisement -

Ernesti dhe shokët e tij u kthyen në Prizren dhe ndanë emocionet që përjetuan.

“U ndesha me dy finlandezë. Jam shumë i kënaqur se kam zënë vendin e parë”, tha Ernest Domi.

- Advertisement -

Për sfidën folën dhe mundësit e tjerë.

“U ndesha me tre vetë dhe me një rus. Rusi që ka mbajtur vendet e para. një herë e munda me tush dhe njëherë me pikë”.

- Advertisement -

“Kam zënë vendin e dytë u ndesha me një finlandez dhe një rus”.

“U ndesha me një finlandeze ajo më mundi për 4 pikë. Se prita aq mirë po jam e gëzuar dhe me vendin e dytë”.

“Nëna e Vlera Sadikut, ka qënë qëllimi im që ti fusja në gara që ti aktivizoja pak”.

I gëzuar për suksesin traineri, Sadik Ferati tha se të vegjlit janë shumë të disiplinuar dhe të palodhur.

“Katër medalie, katër garues është sukses i madh për skuadrën dhe Kosovën. Kishmi luftë atraktive u vlerësuan nga tranierët më të mirë të mundjes atje”.

Jo vetëm Ernesit por dhe motra e tij Erglena është mundëse. Familja e tyre sakrifikon shumë. I ati ish mundës cdo ditë i shoqëron nga Kukësi për t’u stërvitur në Prizren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit