1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

9-vjeçarja që jeton në Gjermani i jep mbi 1 mijë euro që i kurseu për “Jetimat e Ballkanit”

Rekomandime

Loriana 9 vjeçare që jeton në Gjermani, ka zgjedhur që mbi 1 mijë euro kursime t’i dhurojë për shoqatën e Halil Kastratit, “Jetimat e Ballkanit”, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Loriana ka folur pasi dhuroi shumën, duke thënë se paratë që i ka marrë nga prindërit, i ka kursyer për t’i dhënë për ata që kanë nevojë.

“Prej herës së parë kur e kam pa Halil Kastratin, ja kam nis me mbledh pare për bamirësi. Mami edhe babi më kanë jep pare, edhe unë i kam mbledhë, e sot kam ardhë këtu me ja jap hoxhës Halil Kastrati. Kam qef me i ndihmu familjes, me ju ndihmu do njerëzve”, ka thënë 9-vjeçarja, duke thënë se ka mbledhur më shumë se 1 mijë euro.

Halil Kastrati ka treguar se me këtë shumë, ajo mund të ndihmojë mbi 20 familje me pako ushqimore, apo edhe për qëllime tjera bamirësie.

- Advertisement -

Vajza ka dashur që paratë e saj të shkojnë për të ndihmuar ndonjë të sëmurë dhe ndonjë familje me pako ushqimore.

“Duhet me mbajtë shpresë që ka me ju ndihmu dikush ndonjë ditë, e s’kanë me kanë ma të varfër, e kanë me pas një shtëpi”, tha ajo, duke dhënë mesazh për moshatarët e saj që jetojnë në kushtet e vështira.

- Advertisement -

“Ish kanë mirë edhe shoqet e mia me mbledh pak pare e me e ndihmu edhe ata ndonjë familje, se është mirë me bo qeshtu”, përfundoi Loriana.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit