7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kurti: Kryeministrat para meje kanë vjedhur. Nervozohet keq Isa Mustafa

Rekomandime

Kandidati për kryeministër i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, doli me një postim në Facebook ku tregoi se kishte arritur marrëveshje me tre deputetë nga komunitetet duke thënë se tani ka shumicën në Kuvend.

- Advertisement -

“Pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re”, kishte shkruar Kurti.

Këtu Kurti aludoi se marrëveshja për koalicion qeverisës me LDK’në, që doli partia e dytë më e votuar në zgjedhje, është tanimë punë e kryer.

Megjithatë, duket se përkundër përafrimit të madh që kanë pasur këto dy subjekte, komentet e fundit nëpër disa studio televizive të Kurtit kanë pasur efekt në kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.

- Advertisement -

Kurti kishte thënë nëpër disa intervista se ai do të jetë kryeministri i vetëm që nuk ka vjedhur asnjëhehrë, dhe se kjo e dallon atë prej të tjerëve.

Nga këto komente duket se është prekur Mustafa.

- Advertisement -

“Janë disa çështje, të cilat duhet të diskutohen dhe të trajtohen me seriozitet të plotë në këtë fazë dhe pasi të krijohet Qeveria. Nuk është në pyetje vetëm tarifa por edhe disa deklarata dhe akuza në studio televizive, të qëllimshme apo jo, të cilat më shumë po i përngjajnë një fushate denigruese e cila  krijon rezerva për bashkëpunim të ndërsjellë ndërmjet palëve”, ka deklaruar Mustafa për Gazetën Express në një intervistë sot.

Mustafa nuk e ka cekur saktësisht se për çka e ka pasur fjalën. Mirëpo, duke marrë parasysh se Mustafa ka qenë kryeministër i vendit nga viti 2014 deri në vitin 2017, dihet se deklarata e Kurtit e ka prekur direkt edhe atë. /Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit