10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Rusia është shitësja e dytë më e madhe në botë e armëve, cilat shtete blejnë më së shumti armatimin rus

Rekomandime

Rusia është shitësja e dytë më e madhe në botë e armëve, cilat shtete blejnë më së shumti armatimin rus

- Advertisement -

Rusia është eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armëve. India blen çerekun e armëve ruse, e ndjekur nga Kina, Algjeria, Egjipti dhe Vietnami.

Pas ShBA-së, Rusia eksporton më së shumti armë, apo rreth 20% të shitjes së armëve në nivel global. Mes viteve 2016 dhe 2020, Moska ka shitur 28 miliardë dollarë armë për 45 shtete, shkruan Aljazeera, transmeton Gazeta Express.

Rusia eksporton gati 90% të armëve në 10 shtete. Klientja më e madhe është India e cila ka blerë 23% të armëve ruse për 6.5 milardë dollarë për 5 vitet e kaluara. Gjysma e importit të armëve të Indisë apo 49.3% vjen nga Rusia.

- Advertisement -

Kina është blerësja e dytë më e madhe e armatimit të Rusisë me 5.1 milardë dollarë e ndjekur nga Algjeria me 4.2 milardë, Egjipit me 3.3 milardë dollarë dhe Vietnami me 1.7 miliardë dollarë sipas Institutit Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokoholm.

Rusia eksporton llojë të ndryshme të armëve, përfshirë aeroplanë, motorë, raketa, mjete të blinduara dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

- Advertisement -

Avionët përbëjnë 48.6% të eksportit të armëve ruse. Mes 2016 dhe 2020, Rusia ka dërguar 400 aeroplanë luftarë Sukhoi dhe Mig tek së paku 13 shtete ndërkaq India i ka blerë gjysmën.

India është poashtu njëra nga gjashtë shtetet e botës që operon nëndetëset me energji nukleare që e ka me qira nga Rusia.

Arma më e famshme AK-47 është arma standarde e këmbësorisë për më shumë se 100 shtete.

Por sa shpenzon Rusia për armatim

Shpenzimet ushtarake ruse janë rritur ndjeshëm gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 2020, Moska shpenzoi rreth 62 miliardë dollarë (4 përqind e GDP-së së saj) për ushtrinë e saj.

Industria ruse e armëve përbëhet nga rreth 1300 kompani që punësojnë rreth dy milionë njerëz. Më e madhja nga këto kompani është Rostec, e themeluar në vitin 2007 nga presidenti Vladimir Putin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit