Prindon Sadriu, burri i kandidates për kryeministër që ishte nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vetëm 28 deputetë.
Sadriu ka postuar një status në Facebook duke shkruar se LDK dhe VV kanë nga një 28 deputetë dhe janë të barabarta në këtë përbërje të Kuvendit në legjislaturën e VII.
Ai po thotë se deputetja Mimoza Kusari-Lila nuk njihet si pjesë e Vetëvendosjes, mirëpo si pjesë e Alternativës.
- Advertisement -
Kjo deklaratë e tij vjen pasi Kusari-Lila kishte lidhur koalicion me Vetëvendosjen para zgjedhjeve të 6 tetorit, andaj Sadriu nuk e zë që ajo i takon VV-së.