Shumë shpesh kemi parë në media që kur një zyrtar i lartë del nga makina, përgjithësisht një ‘bodyguard’ nxiton t’i hapë derën… por sot Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka thyer një ‘rekord të ri’.
Pamjet që do të shihni më poshtë tregojnë momentin kur Ministri rreth të 30-tave në moshë, pret që derën e makinës t’ja hapë një grua, e cila për më tepër është dhe në moshë shumë herë më të madhe sesa vetë Cakaj.
Pamjet, e regjistruara ceremoninë e marrjes së kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria (në Bratislavë) nuk kanë nevojë për shumë komente: