2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Angela Martini largohet nga Shqipëria me këto fjalë: Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin

Rekomandime

Menjëherë pas lajmit të tërmetit mëngjesin e datës 26 nëntor, modelja shqiptare, Angela Martini vendosi të udhëtojë drejt Shqipërisë për t’u gjendur pranë familjeve në nevojë. Një ditë më parë ajo vizitoi nga afër qytetin e Durrësit, ndërsa sot me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se të gjithë bashkë mund t’ia dalin.

- Advertisement -

“Tragjedia në vendin tënd flet me gjuhën e zemrës. Përballja me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ishte më e vështirë nga sa mendoja. Duke uruar më të mirën për familjet e prekura nga tërmeti, u largova nga ky qytet, besimplotë se gjithçka do të zgjidhet për ta, nën kujdesin e qeverisë shqiptare, me përkrahjen e shqiptarëve të mirë, kudo në botë. Kur shqiponjat bëhen bashkë, ato e çajnë qiellin. Beso shqipe, bashkë do t’ia dalim”, ka shkruar Martini krah fotove nga vizita e saj në qytetin e Durrësit.

Kujtojmë se Angela ndihmoi disa familje të prekura nga tërmeti duke i strehuar dhe pajisur me çdo orendi tjetër të domosdoshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit