4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Momenti kur Vuçiq tenton ta fshehë armën nga kamera, derisa shoqëronte Sheshelin

Rekomandime

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur të tmerrshëm faktin që ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq u dënua me dy vjet burg për shkak se tha se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Madje, sipas mediave serbe, ai ka thënë se edhe vet e përsërit se “ishte një krim i fabrikuar” dhe pyeti “a do të na dënojnë të gjithëve për këtë?”

Vuçiq ka thënë tutje se, “të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë po e përsëris tani – krim i fabrikuar në Reçak”, duke shtuar se gjithçka u fabrikua nga Walker, të cilin e ka quajtur edhe “mashtrues”.

- Advertisement -

Por kush është Aleksandar Vuçiq?

Aleksandar Vuçiq ka lindur me 5 mars të vitit 1970 në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Në moshën 18 vjeçare ai kishte përfunduar shkollimin e mesëm dhe më pas kishte diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd me 1994.

Një vit para se përfundonte studimet ai ishte bashkuar Partisë Radikale të Sllobodan Millosheviqit, Vojisllav Sheshelit e Tomisllav Nikoliçit.

- Advertisement -

Bashkë me ta kishte projektuar dhe kishte marrë pjesë aktivisht në kryerjen e krimeve të Serbisë mbi ish-republikat e Jugosllavisë përfshirë edhe Kosovën.

Gjatë gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq kishte lëshuar një deklaratë e cila kujtohet edhe sot e kësaj dite.

- Advertisement -

“Për një serb të vrarë, duhet të vriten 100 mysliman”, ishte deklarata shokuese e Vuçiq.

Në marsin e vitin 1998, gjatë kohës së luftës në Kosovës, Vuçiq ishte emëruar si ministër i Informacionit duke udhëhequr kështu me propagandën e Serbisë në Kosovë.

Në një video, e cila është publikuar në rrjetin social Facebook, shihet kryekrimineli, Vojisllav Sheshel si dhe Aleksandar Vuçiq.

Nuk dihet vendi ku është xhiruar, por në çka bie në sy është Aleksandar Vuçiq, i cili bart në duar një armë, dhe se mundohet t’i ikë kamerës, duke u fshehur pas saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit