1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Nëse Amerika e Rusia janë marrë vesh me nda Kosovën …”

Rekomandime

Boris Yeltsini ishte njeri i Amerikës”.

- Advertisement -

“Perëndimi e mbajti Slobodan Milosheviqin në pushtet derisa u shkatërrua Jugosllavia”.

“NATO-ja e bombardoi Jugosllavinë për t’i testuar armët e veta”.

“Francezët u vendosën në veri që serbët ta ndanin më lehtë Mitrovicën”.

- Advertisement -

“Trazirat e marsit 2004 i shkaktuan agjenturat e huaja për ta përshpejtuar zgjidhjen e statusit të Kosovës”.

“Rugova ishte njeri i Perëndimit”.

- Advertisement -

Dikur thuhej “Hashën s’e do Amerika”, tash “Hashën e do Amerika.

“Nëse Amerika e Rusia janë marrë vesh me nda Kosovën, është punë e kryer”.

“Amerika s’e do Albinin kryeministër”.

Këto janë vetëm disa prej konspiracioneve me të cilat vulosen muhabetet e diskutimet e gjata nëpër parqe, autobusë, kafene, madje edhe institucione kur miqtë assesi nuk ia mbushin njëri-tjetrit mendjen me argumente të qëndrueshme për tema të caktuara. Dhe diskutuesit nuk janë vetëm qytetarë të rëndomtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka edhe intelektualë e politikanë, të cilët përtej korrektësisë politike në paraqitje publike, kanë mendime të ngjashme për “fuqinë e padukshme” për përcaktimin e fateve të popujve më të vegjël.

Dhe qytetarët e Kosovës nuk janë të vetmit që kapen pas teorive konspirative kur vjen puna te ndryshimet e mëdha. Të dhënat tregojnë se rreth 150 milionë qytetarë anembanë botës u besojnë teorive konspirative. Por në Ballkan – ku, sipas fjalëve të burrështetasit britanik, Winston Churchill, më shumë prodhohet sesa mund të konsumohet histori – ziejnë turlifarë konspiracionesh, pavarësisht qëndrimeve zyrtare të fuqive të mëdha që mbrojnë të kundërtën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit