2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Rrëfimi i padëgjuar i luftëtarit që nuk e la vetëm Adem Jasharin në betejën e fundit

Rekomandime

Ai ka një histori sa rrëqethëse po aq edhe të lavdishme, e të cilën nuk e ka treguar asnjëherë më parë.

Kjo ka të bëjë me familjen Jashari që marsin e vitit 1998 po luftonte me ushtrinë dhe policinë serbe.

Me një automatik dhe një pushkë, “luftëtari i panjohur” deri më tani, në vitin 1998, bashkë me vëllanë e tij, Isakun, u nisën në këmbë nga Dubovci i Vushtrrisë për në Prekaz për t’i dalë në ndihmë Adem Jasharit dhe familjes së tij.

- Advertisement -

Sadik Halili, 78 vjeç, rrëfen ekskluzivisht për gazetën inFokus detaje nga beteja më e rëndësishme për çlirimin e Kosovës.

Me plot emocion ai tregon se nga vendi ku kishte mbetur i vrarë vëllai i tij e vet ishte plagosur, kishte parë e dëgjuar për herë të fundit britmat e fëmijëve nga kullat e Jasharëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit