0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Haradinaj për postin e presidentit: Nuk kemi qëndrim, barra bie te Kurti

Rekomandime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur para mediave për bisedimet VV – LDK për koalicion.

Haradinaj shton se AAK-ja do të qëndrojë në opozitë, e shton se barra për krijmin e qeverisë bien mbi partinë e parë të dalë nga zgjedhjet.

- Advertisement -

Tutje, i pari i Aleancës, thotë se në partinë e tij momentalisht nuk kanë pikëpamje sa i përket pozitës së presidentin, kusht ky që është duke i lënë pa marrëveshje LDK’në e VV’në.

“Ne jemi parti opozitare, nuk jemi palë e bisedave LDK-VV, barra vjen mbi mandatarin me kriju qeverinë, temat që ndërlidhen me të, gjendet alternativa apo formula, sipas përvojës, barra bjen mbi partinë fituese me i gjetë formulat, me i akomodu pritjet e partnerëve, Aleanca nuk obligohet nga diskutimet dy palëshe të tyre, nuk kemi pikëpamje tash për këtë temë sa i përket presidentit, qëndrojmë jashtë, është në përgjegjësinë e zotit Kurti, atij i bjen barra, kuptohet palët mund të kenë kërkesa nganjëherë të ndryshme, ai që është mandatar e ka këtë privilegj me i mandatu ato”, tha Hardinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit