Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Blerim Latifi, konsideron se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është duke shikuar rrugë për të çuar vendin sërish në zgjedhje.
Latifi, thotë se Kurti e ka të pamundur të shkojë në zyre të Presidentit Hashim Thaçi, për konsultim lidhur me mandatimin për Kryeministër, pasi që sipas tij, në të kaluaren e ka shpallur tradhetar dhe ka marrë vota për këtë gjë.
“Si t’i shkohet në zyrë atij që e ke shpallur tradhtar? Çfarë t’u thuhet atyre që të kanë votuar vetëm dhe vetëm për këtë gjë?
Kurti po mendon ma shumë për zgjedhjet e ardhshme, se për formimin e qeverisë. Tani, pasi s’u morr vesh me LDK-në, situata e tij politike mund të definohet në terma kadarean: Dimri i vetmisë së madhe”, ka thënë Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.
Ndryshe, Kurti sot ka refuzuar për herë të dytë ftesen për takim të Presidentit Thaçi, duke i thënë se këtë mund ta bëjnë në ditët në vazhdim.