8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pas festës, sa gjatë mund ta mbani mishin e pulës në frigorifer?

Rekomandime

Festa e Vitit të Ri ka kaluar, por shanset janë, që ushqimet e mbetura nga festa ende janë duke qëndruar në frigoriferin tuaj.

- Advertisement -

Por, për sa kohë është e sigurt që ta mbani darkën e Vitit të Ri në frigorifer dhe çfarë mund të bëni me mishin që ka mbetur?

Sa kohë mund ta mbani mishin e pulës në frigorifer?

Pula e gatuar mund të mbahet e sigurt në frigorifer për tre deri në katër ditë – kështu që nëse e keni vendosur pulën që e keni gatuar mbrëmë në frigorifer – të tërën ose të ndarë në copa- duhet të bëni diçka me të më së largu deri ditën e premte.

- Advertisement -

Nëse e vendosni në ngrirje, ju keni kohë dy muaj për ta përdorur atë nëse e keni vendosur gjithë pulën, dhe nëntë muaj nëse e keni ndarë në copa.

Preferohet që pulën ta ngrini të vendosur në një enë të mbyllur hermetike ose ta mbështjellni me letër alumini.

- Advertisement -

Pse është më mirë që ta ruani mishin duke e ndarë në copa të vogla?

Qëllimi në ruajtjen e mishrave është që të minimizohet koha që qëndron në të ashtuquajturën “zonë rreziku”, në temperaturën në të cilën bakteret rriten me ritëm të keq.

Ndarja e sasive të mëdha të mishit të gatuar në pjesë të vogla zvogëlon kohën për të arritur temperaturën e sigurt.

Si të veprohet kur duhet ta konsumoni mishin që e keni ruajtur?

Më poshtë janë disa këshilla që ju ndihmojnë që mishin e ruajtur ta ktheni në ushqime të shijshme.

– Ftohni çdo ushqim të mbetur në temperaturën e dhomës, pastaj mbuloni dhe sigurohuni që t’i vendosni në frigorifer ose ngrirje brenda 1-2 orëve.

Nëse keni shumë sasi prej një lloj ushqimi, ndarja në pjesë të vogla do ta ndihmojë atë të ftohet shpejt dhe po ashtu do të mund të ngrini dhe shkrini vetëm sasinë që ju nevojitet.

– Ju mund të ngrini mishin e pulës, mishin e gjelit të detit dhe llojet e tjera të mishrave por kur t’i shkrini, duhet t’i konsumoni brenda 24 orëve.

– Kur të shkrini ushqimet që keni ngrirë paraprakishit, bëjeni këtë duke i vendosur ato në frigorifer gjatë natës ose në mikrovalë.

– Mos harroni: ushqimet e mbetura duhet të hahen ose ngrihen brenda dy ditësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit