Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka dalë në krah të Malit të Zi për sulmet e ambasadës së saj në Beograd pas miratimit të lirisë fetare.
Majko shprehet se papërgjegjëshmëria serbe kërkon të imponohet, por i kujton se ka shumë kisha dhe vetëm një zot.
“Ka më shumë se një arsye, për të qëndruar në krah të Malit të Zi dhe qeverisë së tij, përballë presioneve që papërgjegjshmëria e njohur serbe e rajonit po kërkon ti imponohet! Kisha ka shumë dhe zot ka një!”- shkruan Majko.