4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lajmi i fundit: LDK e pranon ofertën e Vetëvendosjes, e merr edhe këtë post

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit ia ka mësyer godinës së Presidencës, tek i pari i vendit për tu nominuar si kryeministër i ri i Kosovës.

Ai në këtë takim po shkon pa arritur marrëveshje me subjektin e dytë fitues të zgjedhjeve LDK-në e së cilës i ka premtuar postin e presidentit e zëvendëskryeministrin me pesë ministri.

- Advertisement -

Burimet bëjnë të ditur se LDK-ja do të pranojë të hyjë në qeveri me VV-në, duke marrë 5 ministri dhe postin e zv.kryeministrit të parë.

Sipas burimeve, të afërta me zhvillimet në LDK, posti i Presidentit do të jetë i mjaftueshëm për këtë parti, ndërsa nuk do të kërkojnë më që edhe pozita e kryeparlamentarit t’u takojë atyre.

Pa marrëveshje mes VV dhe LDK, Kuvendi zgjodhi Glauk Konjufcën e VV-së, kryeparlamentar.

- Advertisement -

Albin Kurti takohet sot me presidentin Thaçi, ndërsa i ka bërë publikë emrat e anëtarëve të qeverisë së re nga ana e VV-së, duke ftuar edhe LDK-në që të japë emrat e pjesës së mbetur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit