6.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Sëmundja e murtajës godet shpezët në Maqedoninë Veriore, Kosova ndalon përkohësisht importin

Rekomandime

Ditë më parë, Shoqata e Shpendarive të Kosovës, ka alarmuar për rrezikun e konsumimit të vezëve që importohen nga Maqedonia e Veriut.

Sipas kësaj shoqate ky shtet ka eksportuar vezë më sëmundje në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

- Advertisement -

Për këtë arsyeje Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka ndaluar dje importin e shpezëve që vijnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Sipas Ligjit të Veterinarisë 21/2004, AUV është e obliguar qe te beje ndalesën e importit nga shtet e infektuara me sëmundje të kafshëve ose shpezëve, sipas programit te pare te sëmundjeve infektive te dala nga ky ligj. AUV me 13.05.2020, ka nxjerrë vendim për masën e ndalesës se përkohshme, për shpezë dhe produkte-nën produkte të shpezëve për Republikën e Maqedonisë se Veriut”, tha ai.

- Advertisement -

Thaçi për IndeksOnline ka thënë se importuesi i vezëve nga ky shtet deri më tani ka pas leje importi dhe ka poseduar dokumentacionin me të cilin garantohet siguria e vezëve.

Mirëpo, sipas tij, pas lajmërimit në faqen zyrtare të autoritetit të Maqedonisë së Veriut të Ushqimit dhe veterinarisë ka të bëjë me detektimin e sëmundjes murtajës së shpezëve, AVUK ka marrë masa.

- Advertisement -

“Importuesi ka marrë leje importi, ngarkesa ka poseduar gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas ligjeve në fuqi me të cilin garantohet siguria e vezëve. Ku përfshihet Certifikata veterinare shëndetësore e lëshuar nga autoriteti kompetent me të cilin garantohet se vezët janë të lira nga sëmundjet dhe parametrat tjerë laboratorik të përcaktuar në certifikatë.

Deri me tani kjo fermë nuk ka ndonjë ndalesë dhe asnjë lajmërim për ndonjë masë shtesë të kontrollit.

(Murtaja tipike e shpezëve) tek dy ferma brojlerë (ferma të pulave për therje mish) dhe sipas raportit të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Sëmundjet e Kafshëve – OIE, është raportuar se ne Republikën e Maqedonisë Veriore kemi pasur dy shpërthime ne dy lokacione te ndryshme të sëmundjes Mortaja Atipike e Pulave”, u shpreh ai.

Thaçi tha se testet laboratorike të mostrës kanë rezultuar se vezët i plotësojnë kushtet për konsum sipas rregullave në fuqi.

Ai pohoi se pas kontrollit të plotë inspektori ka lejuar qe vezët të dalin në treg për konsum.

“Testet laboratorike të mostrës kanë rezultuar se vezët i plotësojnë kushtet për konsum sipas rregullave në fuqi. Pas gjithë kontrollit të plotë inspektori ka lejuar qe vezët të dalin në treg për konsume sepse i plotësojnë kushtet e sigurisë dhe ngarkesa është në pajtueshmëri me rregullat ligjore në fuqi”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit