Oborri i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK’së), është duke vluar nga mbeturinat e shumta, transmeton Gazeta Metro.
Një fotografi e publikuar në rrjetet sociale tregon për gjendjen katastrofale që gjendet oborri i QKUK’së.
Mbeturinat e shumta kanë mbuluar tokën, për rreth klinikave ku qëndrojnë pacientët për shërim.
QKUK është vend ku pacientët duhej edhe të pushojnë, si dhe të kenë ambient të pastër.
Është e tmerrshme gjendja në këtë pjesë të QKUK’së, dhe duket që askush nuk po përkujdeset që t’i largoi ato edhe pse ka kompani të kontraktuar për largimin e mbeturinave dhe që bëjnë pastrimin.
Qytetarë të shumtë janë shprehur të indinjuar nga kjo gjendje e QKUK’së. Ata në rrjetet sociale kanë thënë se në këtë situatë, njeriu i sëmurë mund të marrë edhe sëmundje tjera.