0.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Geci: Kur Vetëvendosje ta kuptojë se Amerika është e dërguara e Zotit bëhet koalicioni me LDK-në

Rekomandime

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci ka folur për vështirësitë që kanë LVV e LDK për formimin e koalicionit.

- Advertisement -

Geci, në “Debat Plus”, ka thënë se koalicioni i LDK-së me Vetëvendosjen do të bëhet atëherë kur kjo e fundit ta kuptoj që “Amerika është e dërguara e Zotit”.

Ai ka thënë se problemi nuk është te ndarja 6-4 apo 7-3 e ministrive por janë probleme tjera përfshirë bisedimet me Serbinë, funksionimi i KEK-ut e probleme tjera të ngjashme.

Ish-deputeti thotë se kërkesa e LDK-së tashmë është që ndarja e ministrive të jetë 7-3 deri në zgjidhjen e presidentit, e pastaj do të kalonte 6-4.

- Advertisement -

Geci thotë se Vetëvendosje ka vepruar njëanshme kur ka zgjedhur Konjufcën në krye të Parlamentit dhe sipas tij ajo duhet të pajtohet e të kthehet mbrapa në formë reflektimi.

“Vetëvendosje duhet të heq dorë nga videot dhe daljet tjera televizive. Unë bile kam propozuar që Mustafa e Kurti të futen në një objekt dhe të mos dalin nga aty pa u arritur marrëveshja”, tha ndër të tjera Gani Geci.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit