Njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në natën e së shtunës.
Bëhet fjalë për një mashkull nga Prishtina, raporton Kallxo.com, duke u thirrur në burimet e veta.
Mësohet se personat e tjerë të dyshuar janë ende në kërkim.
Hajdari ishte prokurore në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar ishin Adem Grabovci dhe të tjerë – të gjithë të liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.