3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Analiza e fortë: Ja skenari i rrezikshëm nëse dështon VV-LDK

Rekomandime

“Ky skenar do të prodhojë pasoja zinxhiore për vendin. Fillimisht do të destabilizohet vendi nga thirrja për protestë e LVV-së për ta mbrojtur të drejtën e tyre si parti e parë fituese për formimin e qeverisë së re. LVV-ja me kryeparlamentarin e saj, do të jetë më e vendosur dhe më e fuqishme në pengimin e skenarëve të tjerë në Kuvend. Jo vetëm që do të kemi përsëritje të trazirave në rrugë, do të kemi kthim të gazit lotsjellës në Kuvend, si dhe do të na përsëriten skenat e tmerrshme të ikjes masive të qytetarëve nga vendi, si pasojë e krizës së thellë ekonomike dhe humbjes së shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë”, thotë Zeqa për Kosova Sot Online” .

Analistët politikë thonë se kjo javë do të jetë periudhë e re vendimtare për gjetjen e formulës së marrëveshjes për një koalicion qeverisës mes Vetëvendosjes dhe LDK-së,për t’i dhënë fund ngërçit politik e thellimit të krizës institucionale pas zgjedhjeve të tetorit 2019.

- Advertisement -

Sido qoftë, nëse dështojnë këto përpjekje për marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së, sipas analistëve politikë, vendi mundë të përballet me pasoja të rënda, pasi në rast se zbatohet skaneri përjashtues për Lëvizjen Vetëvendosje, e certifikuar si parti e parë politike fituese e zgjedhjeve.

Një prognozë të tillë e jep për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Florim Zeqa, sipas të cilit pas takimit të fundit, ndër më të vështirët mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, të gjithë skenarët mundë të jenë në opsion.

Florim Zeqa

Siç duket takimi i fundit i liderëve të LVV-së dhe LDK-së ishte më i vështiri dhe vendimtari për ndarjen e rrugëve në mes këtyre dy subjekteve politike.

- Advertisement -

Java e ardhshme mund të shënojë fundin dialogut për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së dhe fillimin e një krize të re politike me pasoja të rënda dhe afatgjatë për vendin.

Zbatimi i skenarit përjashtues për lëvizjen Vetëvendosje, e certifikuar si parti e parë politike fituese e zgjedhjeve, ku përmes kontrabandimit të deputetëve të kurdiset grupi më i madh parlamentar i LDK-së, në mënyrë që t’i bëjë presion LVV-së për më shumë hise në marrëveshjen e koalicionit, ose ta kushtëzon atë duke zgjedhur partner të tjerë bashkëpunues në mesin e partive të PAN-it, me AAK-në dhe Nisma, plus minoritetet e suportuar nga PDK-ja në kuvend”, thotë Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Zeqës, përpjekja për realizimin e skenarit përjashtues ndaj LVV-së nga koalicioni qeverisës, mundë të jetë një skenar tepër i rrezikshëm për stabilitetin në vend, pasi LVV atëherë do të iu kthehet protestav në rrugë dhe në Kuvend, dhe do të përsëritet po ashtu edhe shpërthimi i bombolave me gaz lotsjellës në Kuvend.

Ky skenar do të prodhojë pasoja zinxhiore për vendin. Fillimisht do të destabilizohet vendi nga thirrja për protestë e LVV-së për ta mbrojtur të drejtën e tyre si parti e parë fituese për formimin e qeverisë së re.

LVV-ja me kryeparlamentarin e saj, do të jetë më e vendosur dhe më e fuqishme në pengimin e skenarëve të tjerë në Kuvend.

Jo vetëm që do të kemi përsëritje të trazirave në rrugë, do të kemi kthim të gazit lotsjellës në Kuvend, si dhe do të na përsëriten skenat e tmerrshme të ikjes masive të qytetarëve nga vendi, si pasojë e krizës së thellë ekonomike dhe humbjes së shpresave të qytetarëve për jetë në Kosovë.

Kështu pra, sikurse në të kaluarën e afërt, edhe tani, për kënaqjen e egos së një grupi të vogël njerëzish në politikë, do të pësojnë qindra e mijëra qytetarë të pafajshëm qoftë duke protestuar apo ikur nga vendi i “mallkuar””, shton Zeqa për Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas tij, për ta kaluar këtë krizë në qetësi, nëse nuk ka koalicion mes LVV-së dhe LDK-së, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, edhe pse nuk është aspak zgjidhje të cilën e mirëpresin qytetarët.

Në situatën e krijuar, edhe pse nuk janë zgjidhje, vetëm zgjedhjet e reja mund ta evitojnë krizën e thellë politike dhe trazirat e pashmangshme në vend.

Në të kundërtën vendi mund të destabilizohet skajshmërisht nga trazirat në rrugë, ngjashëm sikurse në Shqipëri në vitin 1997”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit