2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Njihuni me gruan qe ka lindur 44 fëmijë

Rekomandime

Mund t’iu duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një grua nga Uganda ka lindur hiq me pak se 44 fëmijë.

Njerëzit ndonjëherë nuk dinë si t’ia dalin mbanë me dy fëmijë ose tre.

- Advertisement -

Po sikur t’i keni 38 fëmijë?!

Kjo nuk është një shaka pasi një grua nga Uganda ka linduar 44 fëmijë.

Ajo humbi 6 prej tyre dhe tani ka 38 fëmijë në shtëpi.

- Advertisement -

Emri i saj është Mariam Nabatanzi është 39- vjeçare dhe jeta për të nuk ka qenë e lehtë. Kur kishte qenë vetëm 13 vjeç babi i saj e kishte shitur te një burrë 27 vjet më të vjetër.

Ata e quajtën martesë, por Mariam nuk dinte se çfarë po ndodhte deri sa babi i saj e la në shtëpinë e një burri tjetër. Një vit më vonë ajo lindi binjakë, vitin tjetër trenjakë dhe më vonë pati katërnjakë.

- Advertisement -

Ajo ishte vetëm një adoleshente dhe martesa ishte një rrugëtim i vështirë, burri i saj e maltretonte sa herë që i vinte mundësia e sidomos në raste kur ajo kishte një mendim tjetër nga ai në lidhje me diçka të caktuar.

Kur Mariami kishte lindur 23 fëmijë , shëndeti i saj erdhi në një pikë ku ajo mund të ishte edhe në rrezik për jetë, ajo madje kërkoi nga doktorët që të bënin ekzaminimet dhe të mos kishte më mundësi të linde fëmijë tjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit