2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kurti takon sot Listën Serbe

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë sot një takim të rëndësishëm.

Numri një i Vetëvendosjes do të takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, madje në objektin e Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00.

Nuk dihet arsyeja e saktë e këtij takimi, por duhet përkujtuar se Kurti pati deklaruar disa herë radhazi se assesi Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.

Ne nuk do ta shkelim Kushtetutën, por nuk do të bëjmë koalicion me Listën Serbe. Do ta respektojmë obligimin që kemi, një ministër do të jetë nga komuniteti serb preferojmë jo nga Lista Serbe”, pati deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit