19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Marramendëse: Ministri serb tregon sa miliona i humbi Serbia deri tani nga taksa

Rekomandime

Ljajiç: Dëmet nga taksat e Prishtinës deri tani janë në vlerën 461 milionë euro
Ministri i Tregtisë dhe Telekomunikacionit të Qeverisës së Serbisë Rasim Ljajiç ka deklaruar se dëmet e shkaktuar ndaj Serbisë me vendosjen e taksës nga Prishtina në periudhën 14 mujore arrijnë në 461 milionë euro, përkatësisht për secilën ditë në Kosovë eksportohet për një milion euro mallra më pak, shkruan “Danas”.

Ljajiç në programin e mëngjesit në RTS shtoi se pasojat do të jenë afatgjate për afaristët dhe kompanitë që kanë pasur bashkëpunim me afaristët dhe kompanitë në Kosovë, sepse do të jetë pikëpyetje kur mund të kthehet përsëri tregu edhe nëse hiqen taksat.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se importuesit nga Kosova tash paguajnë grur më shtrenjtë pasi për disa mallra nga Serbia nuk ka zëvendësim, por për prodhime tjera taksat dhe bllokimi janë shfrytëzuar nga vendet tjera në regjion, që në Kosovë kanë plasuar mallrat e veta dhe kanë shtuar eksportin.

Ministri Ljajiç ka shtuar po ashtu se do të jetë shumë vështirë rikthimi në atë treg edhe nëse Prishtina heq taksën e ndërkohë mban ndonjë masë tjetër, si po flitet për reciprocitetin, pastaj në kërkesën që në fatura të shkruan Republika e Kosovës, sepse atë shume afaristë edhe kompani nuk do ta nënshkruajnë, po kështu “vështirë që dogana jonë të lejoj mallra të tilla të dalin nga Serbia”

Ljajiç ka thënë se Serbia është e gatshme të heq të gjitha barrierat dhe dëshiron tregti të lirë, ai ka lavdëruar planet pëe vendosjen e linjave ajrore e hekurudhore, por ka nënvizuar se pa heqjen e taksës nuk ka përparime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit