3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ramush Haradinaj me paraljmërim të fortë për Albin Kurtin: Nuk mbajmë përgjegjësi për pasojat

Rekomandime

Ramush Haradinaj i drejtohet Albin Kurtit: Nëse oferton që taksën ta heq për njohje më ke prapa, në të kundërtën të mbajmë përgjegjës për pasojat

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkruar për kryeministrin Albin Kurtit, të cilit i ka kërkuar që mos ta heq taksën ndaj produkteve serbe.

- Advertisement -

Haradinaj i thotë Kurtit se nëse e heq taksën, AAK do ta mbajë në përgjegjësi për pasojat, mirëpo nëse e mban atë dhe kërkon heqjen e saj vetëm me njohje nga Serbia, atëherë ai do ta përkrah qeverinë e tij.

Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Albin,

- Advertisement -

Ke ofertu heqjen e taksës, e po të ofrohet kthim në procesin dialogues, tashmë të konsumuar e komprometuar.

Mos e heq taksën për rikthim në proces tashmë të konsumuar e komprometuar, por oferto për kontratë finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

- Advertisement -

Kosova i ka dakorduar tri të drejta: Asociacionin në bazë të Kushtetutës, të drejta të zgjeruara për komunitetin serb sipas orientimit të Planit të Ahtisarit, dhe status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe sipas Projektligjit për Liritë Fetare.

Oferto heqjen e taksës për Kontratën Finale për njohje në kufijtë ekzistues, jo për rikthim në proces dialogues tashmë të konsumuar e komprometuar.

Nëse shkon rrugës së parë për kontratën finale për njohje, do ta kesh përkrahjen time dhe të Aleancës.

Nëse vazhdon me ofertën për kthim në proces të konsumuar e komprometuar, do të të mbajmë përgjëgjës për pasojat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit