1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Paralajmërojnë mjekët: Lani duart sa më shpesh, mbrojtja më e mirë nga koronavirusi

Rekomandime

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka ftuar qytetarët që të lajnë duart sa më shpesh si mbrojtja më e mirë ndaj viruseve, duke bërë thirrje për qetësi për të mos përhapur panik të panevojshëm.

- Advertisement -

“Kultura qytetare në sjelljen tonë në publik si dhe ndërgjegjësimi për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në parandalimin po ashtu edhe në kufizimin e rasteve me Covid-19. ‘Kushtojnë’ shumë-shumë pak por janë mjaft të efektshme”, shprehet mjeku i mirënjohur Tritan Kalo.

Mjeku i mirënjohur ka ftuar qytetarët që të bëhemi të gjithë pjesë e përballimit të këtij risku duke i ftuar që të kuptojmë mesazhet që na vijnë nga specialistët e fushës së epidemologjisë.

“Sensibilizimi në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….Para rrezikut eminent, teorizimet e shumta në këtë drejtim janë të pambukta…..Të kuptojmë qartë mesazhet që na vijnë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjekësore, e të bëhemi të gjithë pjesë e Përballimit të këtij risku, sikundër është mundësia e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri….. Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mëndje-kthjellët dhe Vullnet plotë uroj dhe shpresoj se do t’ia dalim!!!”, shprehet ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit