1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Deklarata ‘bombë’ për ndarjen e Kosovës, kërkohet urgjentisht shkarkimi i Hashim Thaçit

Rekomandime

“Duke mos e shkarkuar Thaçin çështja e ndarjes së Kosovës fiton në dimension dhe detyre e ka Klan-Kosova për të propaganduar teorinë e tillë. Këtu prinë matrapazi mendjemadh dhe anti shqiptari Baton Haxhiu, i caktuar nga forcat e brendshme dhe të jashtme dhe i përkrahur ai po vazhdon me teorinë e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Këtu kanë përgjegjësi edhe organet e ndjekjes, sepse një medium që e propagandon ndarjen e copëtimin e Kosovës, duhet të kapet në përgjegjësi dhe autori të dënohet edhe penalisht”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi është shprehur se ka aktorë në Kosovë që po tentojnë të rihapin çështjen e shkëmbimit të territoreve në dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

Shqipëria duhet të na ndihmojë që të mos hapim tema të shkëmbimit të territoreve. Mendoj se ka tentime që të rihapet si çështje për të sfiduar qeverinë e re, jo nga Shqipëria, por nga aktorë në Kosovë.

Unë them se nuk e meriton Kosova që të bisedohet me Shqipërinë apo Shqipëria me Kosovën nëpërmjet individëve si Baton Haxhiu

. Duhet t’i ngremë marrëveshjet tona në nivel institucional, dhe të kufizuara brenda interesit kombëtar”, deklaroi Abazi.

- Advertisement -

E lidhur me këtë, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thekson se ky është një alarm serioz për Kosovën, që duhet të kundërshtohet me të gjitha mjetet.

E për ta nxjerr jashtë rendit të ditës një opsion të tillë, sipas Kelmendit do të duhej iniciuar që tani nismën parlamentare në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Hashim Thaçit nga pozita e të parit të shtetit.

- Advertisement -
Muhamet Kelmendi

Ngase dihet që Thaçi është ideatori i kësaj së bashku me Vuqiqin dhe baton Haxhiun, pasi që të dy këta po vazhdojnë të mbeten peng të dosjeve të Beogradit.

Çështja e shkëmbimit apo të themi ndarjes e shkatërrimit të Kosovës si projekt nuk ka qenë i përfunduar.

Aktorët e ndarjes së Kosovës janë shumë të fortë dhe ndihmësit i kanë kudo.

Nuk është fjala për vetëm një matrapaz si Baton Haxhiun, por janë në pyetje njerëzit jashtë dhe brenda vendit, të cilët gjenden në pozitë, e kryesisht në opozitë, që dëshirojnë dhe po punojnë për atë.

Prandaj kam thënë se Qeveria e re po gabon kur po deklaron reciprocitetin në vend të taksës.

Ndaj shtetit gjakatar serb duhet të mbetet taksa në fuqi deri në njohje dhe pas njohjes të futet reciprociteti në fushat ku ka mundësi reciprociteti”, thotë për “Kosova Sot Online”, profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi.

Sipas tij, beteja për ta hequr nga tavolina e bisedimeve këtë projekt suksesshëm mundë të fitohet, përveç me mbajtjen e taksës në fuqi kundër Serbisë, edhe me kërkimin e shkarkimit të Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit.

A do të largohet dhe Thaçi nga pozita, kjo bëhet vetëm me vendim të Gjykatës Kushtetuese pasi që 1/4 e deputetëve ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese duke i paraqitur shkeljet.

Nëse kjo gjykatë e konstaton veprën e paraqitur, sikurse është çështja e ndarjes së Kosovës, shkarkohet me vota nga Kuvendi.

Fakti ekziston për ta quar çështjen në gjykatë.

Për këtë çështje duhet fillimisht të pajtohen partnerët e koalicionit sepse ka dyshime sipas të cilave LDK-ja mundë të del kundër një iniciative të tillë.

Kjo po e ndalë pozitën për të vepruar sipas normave kushtetuese për ta shkarkuar Thaçin.

Duke mos e shkarkuar Thaçin çështja e ndarjes së Kosovës fiton në dimension dhe detyre e ka Klan-Kosova për të propaganduar teorinë e tillë.

Këtu prinë matrapazi mendjemadh dhe anti shqiptari Baton Haxhiu, i caktuar nga forcat e brendshme dhe të jashtme dhe i përkrahur ai po vazhdon me teorinë e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve.

Këtu kanë përgjegjësi edhe organet e ndjekjes, sepse një medium që e propagandon ndarjen e copëtimin e Kosovës, duhet të kapet në përgjegjësi dhe autori të dënohet edhe penalisht”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Klan-Kosova po kryen vazhdimisht vepra penale nëpërmes propagandimit të idesë së ndarjes.

Si medium ka për detyrë me i mbetur besnik Kushtetutës dhe me e respektu shtetin.

E ky medium po bene veprime nxitëse deri edhe penale, ku po propagandohet ndarja.

Kur të dihen këto shtrohet çështja e mobilizimit të masave dhe e organizimit të protestave dhe ato duhet të drejtohen:

kundër Thaçit si bashkautor i planit të ndarjes së Kosovës, kundër teorisë së reciprocitetit që e ka Qeveria.

Me protesta ka mundësi të ndalet rreziku u ndarjes.

Përndryshe me reciprocitet në kuadër të autorëve që janë për ndarje ajo bëhet realitet.

E këtë kurrsesi kombi ynë nuk duhet për ta pranuar”, përfundon profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit