4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Thaçi i kërkon Osmanit t’i thërrasë seancë për sot në orën 16:00

Rekomandime

Presidenti Hashim Thaçi i ka nisur sot një letër kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nga e cila ka kërkuar që të bëhen përgatitjet për seancën e sotme, të cilën i pari i shtetit e ka thirrur për në orën 16:00.

Pas shkresës së djeshme që sekretari i Presidencës së Kosovës i ka dërguar Sekretarit të Kuvendit të Kosovës, ku Kuvendit i është kërkuar organizimi i një seancë parlamentare që presidenti Thaçi t’u drejtohet deputetëve për vizitën dhe takimet e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot edhe vetë presidenti Thaçi i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Thaçi e ka njoftuar Kryetaren e Kuvendit se në pajtim me nenin 84 të Kushtetutës kërkon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Osmani që të bëhen përgatitjet e nevojshme për mbajtjen e kësaj seance.

Deri më tani Kryesia e Kuvendit nuk ka thirrur ende mbledhje për seancën e sotme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit