0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

BBC: Mos i besoni këtyre 6 këshillave të rreme për coronavirusin

Rekomandime

BBC publikon një artikull lidhur me këshillat e rreme shëndetësore të cilave nuk duhet t’u besojmë pasi janë të paverifikuara shkencërisht.

- Advertisement -

HUDHRA

Shumë shkrime që rekomandojnë të hani hudhra për të parandaluar infeksionin po shpërndahen në Facebook.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se, deri sa hudhra është një ushqim i shëndetshëm që mund të ketë disa veti antimikrobike, nuk ka asnjë provë që të hani hudhër mund t’i mbrojë njerëzit nga coronavirusi.

- Advertisement -

MINERALET E MREKULLISË

Jordan Sather, i cili ka mijëra ndjekës në platforma të ndryshme, ka pretenduar se një shtesë e mrekullueshme minerale, e quajtur MMS, mund të largojë coronavirusin.

- Advertisement -

Sipas tij, ai përmban dioksid klori, si një agjent zbardhues. FDA thotë se nuk është në dijeni të ndonjë studimi që tregon se këto produkte janë të sigurta ose të efektshme për trajtimin e ndonjë sëmundjeje.

DEZINFEKTUES I BËRË VETË

Ka pasur shumë raportime për mungesat e dezifektuesve të duarve, pasi larja e duarve është një mënyrë kryesore për të parandaluar përhapjen e virusit. Raportimet për mungesat shfaqeshin në Itali, filluan të dilnin nëpër media sociale edhe receta për dezifektanrt të bërë në shtëpi. Por këto receta, siç theksuan shkencëtarët, nuk ishin të përshtatshme për t’u përdorur në lëkurë.

ARGJEND I LËNGSHËM

Përdorimi i argjendit të koloidal [grimca e vogël e metalit ne gjendje të lëngshme] u promovua në emisionin televiziv të Jim Bakkerit. Një i ftuar në shfaqje pretendoi se kjo mënyrë vret disa lloje të Coronavirusit brenda 12 orësh, ndërsa pranoi se ende nuk ishte testuar në COVID-19. Autoritetet shëndetësore të SHBA thonë se, ndryshe nga hekuri ose zinku, argjendi nuk është një metal që ka ndonjë funksion në trupin e njeriut.

PIRJA E UJIT ÇDO 15 MINUTA

Një shkrim në fb citon një “mjek japonez” që rekomandon ujë të pijshëm çdo 15 minuta për të hequr çdo virus që mund të ketë hyrë në gojë. Një version i tillë në gjuhën arabe është ndarë më shumë se 250 mijë herë. Universiteti i Oksfordit thotë se nuk ka asnjë mekanizëm biologjik që do të mbështeste këtë idene. Sidoqoftë, pirja e ujit dhe qëndrimi i hidratuar në përgjithësi është këshillë e mirë mjekësore.

UJI I NXEHTË DHE AKULLORJA

Ka variante që sugjerojnë që nxehtësia vret virusin, nga rekomandimi i pirjes së ujit të nxehtë deri tek banjat e nxehta ose përdorimi i tharëseve të flokëve. Një shkrim, i kopjuar dhe i ndarë nga dhjetëra përdorues të medieve sociale në vende të ndryshme- që i atribuohen gabimisht UNICEF- pretendon se pirja e ujit të nxehtë dhe ekspozimi në diell do vrasë virusin, kurse akullorja duhet të shmanget. Charlotte Gornitzka, e cila punon për UNICEF thotë se kemi të bëjmë me një mesazh të gabuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit