3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Koalicioni VV-LDK drejtë prishjes: Kryesia e LDK’së mbledhje urgjente në ora 18:00

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje urgjente të Kryesisë, pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu, nga ana e kryeministrit Albin Kurti, pa konsultim paraprak me partnerin e koalicionit.

- Advertisement -

Gazeta Online Reporteri.net, nga burime brenda LDK’së, mëson se në selinë e partisë pasdite janë takuar kryetari Isa Mustafa, Agim Veliu dhe Avdullah Hoti, të cilët janë marrë vesh që në ora 18:00 të mblidhet kryesia e partisë.

Vendimi i Kurtit për të shkarkuar Veliun nga pozita e ministrit të Brendshëm, ka bërë që të rrezikohet me prishje të koalicionit dhe rrëzim të qeverisë. Këtë e tha edhe vetë kryetari i LDK’së, në një reagim në Facebook. Ai i dha ultimatum kryeministrit Kurti, se nëse nuk e kthen mbrapsht vendimin për shkarkim të Veliut, atëherë LDK do ta braktisë koalicionin dhe rrëzojë qeverinë.

Bashkëqeverisja në mes të VV’së dhe LDK’së ishte vënë në pikëpytje edhe më herët, kur Kurtit i kërkohej heqja e taksës ndaj produkteve të Serbisë, pas presionit të madh amerikan.

- Advertisement -

Tani kur çështjes së taksës i shtohet edhe shkarkimi i njërit prej njerëzve më të fuqishëm të LDK’së, kocoalicioni zor se mund të vazhdojë edhe gjatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit