2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Kjo është gruaja e parë në botë që dyshohet se e përhapi koronavirusin

Rekomandime

Ndërkohë që të infektuarit në botë kanë kaluar 500 mijë personat, në Kinë, ku situata e emergjencës po kalon, po dalin edhe pa vullnetin e qeverisë dokumente që tregojnë se pacientë të shumtë ishin të infektuar muaj para se të shpallej botërisht epidemia.

Sipas një raporti të pabotuar, por që po qarkullon dhe është shpërndarë nga gazeta si Ë all Street Journal, autoritetet kineze kanë arritur të gjurmojnë të ashtuquajturin “pacienti 1”, pra personin e parë të testuar me koronavirus.

- Advertisement -

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një grua 57-vjeçare, që shiste në tregun e mishit të Ë uhan fruta deti, në veçanti karkaleca të gjallë.

Në dokumentet e reja del edhe një intervistë me shitësen, e cila tregon se simptomat e para dhe ethet i erdhën në 11 dhjetor, dhe se për ditë të tëra kishte anashkaluar simptomat, duke menduar për një grip sezonal.

Gjendja e saj u përkeqësua vetëm ditë më vonë, me mjekët që fillimisht nuk arrinin t’ i jepnin një diagnozë, deri sa ajo u paraqit tek spitali kryesor i Ë uhanit në 16 dhjetor, dhe iu tha që edhe pacientë të tjerë paraqisnin simptomatologjinë e saj.

- Advertisement -

Ngelet ende mister ndërkohë i ashtuquajturi “pacienti “zero”, pra personi i parë i infektuar nga koronavirusi dhe i sëmurë me COVID-19, ndërkohë që sipas analizave sekrete të qeverisë kineze, të botuara sërish nga Ë all Street Journal, rasti i parë i dyshuar në spital i referohet 17 nëntorit, pra 6 javë para se autoritetet t’ i zbulonin botës se një epidemi e re dhe e panjohur po merrte formë, dhe se në 31 dhjetor ishin tashmë 266 pacientët e infektuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit