2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

PSE ËSHTË KAQ E VËSHTIRË TË MOS E PREKËSH FYTYRËN?

Rekomandime

Studimet kanë treguar se ne jemi veçanërisht të prirur për të prekur mjekrën dhe zonën përreth syve, hundës dhe gojës. Kur bëhet fjalë për sëmundje si koronavirusi i ri, është një recetë e suksesshme për transmetimin e tij të shpejtë.

Nga të gjitha sjelljet që na dallojnë nga pjesa tjetër e botës shtazore, e vetmja që mund të na shqetësojë gjatë epidemisë së një sëmundjeje është prekja e pavetëdijshme e fytyrës. Njerëzit janë ndër të paktat specie që dihen se e prekin fytyrën pa qenë të vetëdijshëm për këtë, gjë që kontribuon në përhapjen e sëmundjeve siç është koronavirusi aktual.

- Advertisement -

Studimet kanë treguar se ne jemi veçanërisht të prirur për të prekur mjekrën dhe zonën përreth syve, hundës dhe gojës. Kur bëhet fjalë për sëmundje si koronavirusi i ri, është një recetë e suksesshme për transmetimin e tij të shpejtë.

Pse në mënyrë të pandërgjegjshme e prekim fytyrën?
Të gjithë e prekim fytyrën me frekuencë të jashtëzakonshme. Një studim i vitit 2015 që shqyrton sjelljen e studentëve australian të mjekësisë zbuloi se, edhe ata nuk mund t’i rezistonin kërkesës. Megjithëse studentët e mjekësisë duhet të jenë të vetëdijshëm për rrezikun, studimi zbuloi se ata preknin fytyrën mesatarisht 23 herë në orë, veçanërisht gojën, hundën dhe sytë.

Njerëzit dhe disa primate nuk arrijnë që të mos e prekin fytyrën pa vetëdije, dhe kjo duket se ka të bëjë me mënyrën se si ne jemi zhvilluar.

- Advertisement -

Studimet kanë treguar se ne jemi veçanërisht të prirur për të prekur mjekrën dhe zonën përreth syve, hundës dhe gojës.

Mekanizëm qetësues

- Advertisement -

Ndonjëherë është një lloj mekanizmi qetësues, thotë Dutcher Keltner, psikolog në Universitetin e Berkley.

Disa studime kanë treguar që kontakti i lëkurës me lëkurë rezulton në lëshimin e hormonit oksitocin, i cili mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe të arrijë paqe më të madhe të mendjes. Ekspertë të tjerë në shkencën e sjelljes kanë arritur në përfundimin se prekja e fytyrës është një nga mënyrat kur ne ndihmojmë veten të kontrollojmë emocionet dhe shtrirjet e vëmendjes.

Motivimi për të përdorur maska

Për disa ekspertë të shëndetit, tendenca për të prekur fytyrën duhet të rezultojë në motivim më të madh për të përdorur maska si mbrojtje kundër koronavirusit.

“Mbajtja e maskës mund të zvogëlojë prirjen e njerëzve për të prekur fytyrën, gjë që është burim kryesor i infeksionit nëse mungon higjena e duhur e duarve”, tha virologu Stefan Griffin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit