Njohësit dhe ekspertë kanë dhënë këshilla profesionale për pastrim, ndërkaq pastaj kanë zbuluar që objekte të caktuara mbajnë më së shumti mikrobe dhe që është e nevojshme t’i pastroni më shumë se zakonisht.
Fjala është për këto objekte:
Leckat e kuzhinës
Edhe pse duken goxha të padëmshme, leckat e kuzhinës në të vërtetë janë vend i përshtatshëm për zhvillim të baktereve të shumta të dëmshme dhe viruseve, duke përfshirë salmonelën dhe Escheriacoli.
Meqenëse coronavirusi shkakton brengosje të shtuar, tani do të duhej çdo ditë t’i zëvendësoni leckat e kuzhinës. Pas çdo përdorimi mos e lini leckën në tavolinë të punës por vareni që të thahet.
Nëse keni peshqirë shumë të ndotur apo lecka mund t’i zhytni në ujë të nxehtë, t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe një lugë sodë bikarbonati, pastaj lani në rrobalarëse në programin standard.
Doreza e kuzhinës
Dorezat e furrës së shporetit janë të punuara nga materiali i pambukut. Shpesh në to mbeten njolla kokëforta, prandaj përpiquni që dorezat t’i njomni në ujë të nxehtë, pastaj t’i shtoni një filxhan uthull të bardhë dhe sapun (në mënyrë që ta eliminoni yndyrën).
Këllëfët e jastëkëve
Tani do të duhej që t’i lajmë këllëfët e jastëkëve më shpesh se çarçafët. Ata mund të lahen si edhe zakonisht, mirëpo nëse kërkoni pak më shumë freski, shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë varësisht nga cikli i shpëlarjes.
Gjithashtu rekomandohet larja e jastëkëve dhe e çarçafëve.
Shtrojat e dyshemesë
Nëse rrobalarësja nuk është e sigurt (apo nuk është praktike), mund të thirrni servisin i cili merret me shërbimet e larjes. Nëse dëshironi vetë t’i lani, mund t’i freskoni shtrojat tuaja në atë mënyrë që do të qitni pak sodë bikarbonati nëpër gjithë tepihun, pastaj prisni 30 minuta dhe pastroni me thithëse pluhuri si edhe zakonisht.
Palltot dhe xhaketat
Larja me dorë nuk do të jetë efikase nëse rrobat na mbeten të ndotura. Palltot dhe xhaketat duhet menjëherë t’i varni, posaçërisht nëse janë të lagështa.
Lani dhe thani ashtu siç shkruan në etiketën e mirëmbajtjes. Mund t’i freskonime tretje speciale të ujit dhe uthullës së bardhë të cilën do ta përzieni në pjesë të barab