11.7 C
Pristina
Wednesday, April 10, 2024

Peci i hip traktorit, mbjell arën e vushtrriasit

Rekomandime

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është bashkangjitur bujkut Sinan Behrami nga Novolani i Vushtrrisë në mbjelljen e 18 hektarëve patate.

Ai tha se u njoh nga afër me të gjithë procesin, teksa shtoi se pa se si një familje e tërë i përkushtohet arës së vet.

- Advertisement -

“E gjithë familja Behrami ishin shembull i bujqve të vyer e kjo më frymëzon që edhe unë detyrën time si Ministër i Bujqësisë ta dua çdo ditë e më tepër”, shkroi Peci.

Më tej, i pari i Bujqësisë tha se këtë vit, kultura e patates ka një rritje të përkrahjes prej 118 për qind, përfshirë këtu, sipas tij, edhe subvencionimin e naftës dhe imputeve për plehërim pranveror.

“E sigurova Sinanin se gjithmonë politikat tona do t’i kontribuojnë zhvillimit dhe zgjerimit të veprimtarive bujqësore dhe prioritet do të kenë bujkun meritor”, ka thënë Peci.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit