0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

E konfirmuar: Këta persona do të dënohen deri në 8 mijë euro në Kosovë, nëse nuk i respektojnë masat kundër koronavirusit

Rekomandime

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se personat fizik të cilët nuk respektojnë urdhëresat dhe vendimet në kuadër të masave parandaluese për shpërndarje të virusit, do të gjobiten me 1 mijë deri në 2 mijë euro, ndërsa ata juridik nga 3 mijë deri në 8 mijë euro.

- Advertisement -

Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot komuna, ka pranuar qarkoren informative nga niveli qendror, lidhur me gjobat për mosrespektim të Urdhëresave dhe Vendimeve në kuadër të masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

”Sipas nenit 53.1 të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, gjobat janë si në vijim: 1000-2000€ – për person fizik; 3000-8000€ – për person juridik”, ka shkruar Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se tani është koha për vërejtje dhe diskutim e mirëkuptim nuk ka.

- Advertisement -

Më poshtë njoftimi i plotë nga Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit