7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Abazi: Për 20 vite e dështuan shtetin e lanë në varfëri, sot po duan të bllokojnë proceset jetike

Rekomandime

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi përmes një postimi të bërë në Facebook, duke folur për PDK-në ka thënë se ata e kanë sjellë për 20 vite vendin në varfëri, derisa sot të njëjtit në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe sektorit privat, po vazhdojnë të tentojnë të bllokojnë proceset jetike për vendin.

- Advertisement -

Ky është postimi i tij i plotë:

Për 20 vite e kanë dështuar shtetin e sidomos aspektin zhvillimor duke e lënë vendin në varfëri, më të varfërin në Evropë dhe sidomos të njohur për keq menaxhimin e të mirave publike.

Në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe sektorit privat, po vazhdojnë të tentojnë të bllokojnë procese që janë jetike për vendin.

- Advertisement -

E vështirë është me qenë në opozitë në këtë kohë, kur mendohet që do të ishte kohë ideale për të vazhduar keqpërdorimin e 20 viteve dhe me manipulu me paranë publike dhe disa mediave do t’ju mbyllej goja duke shpërndarë ndonjë grant.

Nuk janë larguar 200 mijë njerëz nga të mirat që janë bërë. As librezë e sigurim shëndetësor nuk kanë.

- Advertisement -

Nuk kanë treguar rezultat në gjendje normale, pak mund të thonë për gjendje të pazakontë e me COVID-19.

Votimet dhe sondazhet janë treguesi!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit