10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Behuni gati, Thaçi tregon diten kur nis krijimin e qeverisë së re

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se javën tjetër do të ndërmarrë hapa kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kjo Qeveri do të jetë e aftë për të luftuar Covid-19 dhe për t’i shërbyer popullit.

Thaçi ka thënë se tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, e aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Thaçi që nga rënia e Qeverisë, ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, emrin e një mandatari për krijimin e një Qeverie të re. Ndërkaq ky i fundit ka deklaruar se dëshirojnë zgjedhje posa të përfundojë situata me pandeminë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit