10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Del pozitive me koronavirus edhe bashkëshortja e infermierit të infektuar nga Gjakova

Rekomandime

Një infermier i spitalit Rajonal të Gjakovës, siç ka raportuar mbrëmë Gazeta Online “Reporteri.net”, ka rezultuar të jetë infektuar me Coronavirus.

- Advertisement -

43 vjeçari nga Gjakova, mbrëmë rezultoi të jetë kosovari i 24 i prekur me pandeminë COVID-19, mirëpo gjatë ditës së sotme numri i të infektuarve është rritur në 28, në mesin e tyre edhe një rast nga Gjakova.

Bëhet fjalë për bashkëshorten e infermierit të infektuar, 40 vjeçare nga Gjakova. Ajo tashmë është nën kujdes mjekësor, shkruan Reporteri.net.

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se gjendja e katër të infektuarve me koronavirus gjatë ditës së sotme në Kosovë është e mirë.

- Advertisement -

Ndryshe infermieri 43 vjeçar nga Gjakova përpos rrethit familjar e pacientëve, ka pasur kontakt fizik edhe me deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 28 raste, në total, me COVID-19. Rasti i parë u identifikua para një jave në Stubull të Vitisë.

- Advertisement -

Gjakovari i konfirmuar mbrëmë me Coronavirus është rasti i parë në Kosovë ku një punëtor shëndetësor preket nga pandemia që ka shqetësuar të gjithë globin në muajt e fundit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit