2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

‘Kape kohën’, Isë

Rekomandime

Mirë, nëse Albin Kurti i ka çu selam sekret Kadri Veselit për qeveri të përbashkët.

- Advertisement -

Kadri Veseli e bëri publik selamin sekret të Albinit, prej gëzimi që po e lusin gjinja, e ky s’po don, a pse!

Askush më shumë se Kadri Veseli nuk ish dasht me ja besu Albin Kurtit situatën në të cilën gjendet.

Se edhe Kadri Veseli e ka të njejtin hall si Albini: Hashim Thaçi-Albin Kurtit po ia vjedhë pushtetin, kurse Kadri Veselit po përgatitet t’ia vjedhë partinë.

- Advertisement -

Dhe këto luftëra Hashim Thaçi, as s’i bën hesap, i bën në të njejtën kohë, pa e pengu njëra luftë tjetrën.

Është e pamundur që unë me ditë se po punohet shumë në PDK për kthimin e Hashim Thaçit në vend të Kadri Veselit, e Kadri Veseli mos me ditë.

- Advertisement -

Pra, Kadri Veseli s’ka pse ia mban gajlen Albin Kurtit, se nuk i ka punët më mirë se Albini, përkundrazi.

Ashtu siç Kadri Veseli po e pret me padurim largimin e Albini Kurtit nga pushteti, me të njejtin padurim po e presin gjysma e më shumë e PDK-së kthimin e Hashim Thaçit në postin e Kadri Veselit.

Këtu askush nuk ka pse lavdërohet, se askush nuk i ka punët mirë, por Kadri Veseli i ka punët pak më keq, sepse ka probleme brenda ‘sojit’.

Veç Isa Mustafa është imun nga Presidenti Thaçi.

Dhe bile s’di çka u bë, Isa Mustafa e ka ‘magjeps’ Kosovën, krejt Kosova janë çu n’këmbë me bë Isa Mustafën Kryeministër.

Ramushi edhe prej reciprocitetit po heq dorë veç me pa që po bëhet Isa Mustafa edhe një herë Kryeministër.

Qysh s’po tutët Isa Mustafa prej gjithë këtij ‘fati’.

S’ka lidhje që Lidhja Demokratike tash ka rënë e treta, e PDK-ja u bë e dyta.
S’ka lidhje se Lidhjen Demokratike e zvogëloi lakmia, kurse PDK-në e rriti heshtja.

P.S. Me rëndësi është mos me lënë me të ikë momenti, m’u kënaq se një jetë e kemi.
Carpe Diem, Isë.
Kape momentin, se askush, kurrë, nuk e ka jetuar ardhmërinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit