Adriatik Kelmendi ua kujton këtë gjë LDK-së dhe AAK-së: A do ta shkelin?

0
85
Adriatik Kelmendi

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi, ka folur në lidhje me Qeverinë Hoti që pritet të krijohet këto ditë.

Për këtë Qeveri dhe për synimet që secila parti e koalicionit të ketë nga një zëvendëskryeministër ka reaguar Kelmendi.

Ai thotë se nëse ndodh kjo, atëherë nuk duhet të shtohen njerëzit por që një zëvendëskryeministër mund që të jetë edhe ministër i një dikasteri të caktuar.

Ai madje ua ka përkujtuar LDK-së dhe AAK-së premtimet gjatë fushatës.

LDK-ja, ka folur për 12 ministri, kurse AAK-ja për 15.

Postimi i plotë:

Nëse secila parti në qeverinë e synuar Hoti pritet ta ketë nga një zv.kryeministër, siç po raportohet, atëherë mundet që individi i njëjtë të jetë edhe zv.kryeministër edhe ministër në një dikaster, por s’ka nevojë të shtohen njerëzit.

LDK-ja gjatë fushatës ka folur për 12 ministri, AAK-ja për 15.