7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Vetëm 9 raste të reja me koronavirus në Kosovë — u testuan 225 mostra

Rekomandime

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend.

- Advertisement -

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 799.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka testuar 225 mostra, prej të cilave 9 kanë rezultuar pozitive.

“ Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. ”, ka njoftuar Vitia.

- Advertisement -

Vitia po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 17 persona të prekur nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i Vitisë:

- Advertisement -

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit