2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Shkencëtarët zbulojnë mikrobet që ua pamundësojnë mushkonjave përhapjen e malaries

Rekomandime

Shkencëtarët e kanë zbuluar një mikrob që jeton në zorrët e mushkonjave dhe që i mbron ato nga infektimi dhe përhapja e malaries.

Hulumtuesit thanë se mikrobi që jeton në rreth 5 për qind të mushkonjave në brigjet e Liqenit Viktoria në Keni gjithashtu mund ta ndihmojë parandalimin e transmetimit të malaries nga insektetet te njerëzit.

- Advertisement -

Malaria përhapet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, prandaj gjetja e një mënyrë për t’i mbrojtur këto insekte nga infektimi mund t’i mbrojë edhe njerëzit, shkruan “Daily Mail”.

Mikrobi që e bllokon malarien, i quajtur Microsporidia MB, është gjetur në zorrën dhe organet gjenitale të mushkonjave nga një ekip i shkencëtarëve të Universitetit të Glasgow-t dhe Qendrës Ndërkombëtare të Fiziologjisë dhe Ekologjisë së Insekteve.

Hulumtuesit thanë se ky mikrob ose e forcon sistemin imunitar të mushkonjës për ta luftuar parazitin e malaries, ose ka efekt në metabolizmin e insektit, duke e bërë atë organizëm të papërshtatshëm për parazitët e malaries.

- Advertisement -

Dr.Jeremy Herren, i cili e udhëhoqi këtë hulumtim, tha: “Të dhënat që i kemi deri më tani tregojnë se kemi të bëjmë me një bllokim 100 për qind, është një bllokim shumë i ashpër i malarias.”

Ndryshe, nga malaria vdesin mbi 400 mijë njerëz në vit dhe shumica prej tyre janë fëmijë nën moshën 5-vjeçare. Rreth 250 mijë prej këtyre viktimave shënohen në Afrikë. Sëmundja e malaries shkaktohet nga paraziti i quajtur Plasmodium.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit