Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike.
Qeveria e Kosovës ka falënderuar ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin.
Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman.
“Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, thuhet nga Qeveria.