2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Një video japoneze që është bërë virale tregon se sa shpejt koronavirusi mund të përhapet në një restorant

Rekomandime

Një video virale nga Japonia synon të tregojë sesa lehtë mikrobet dhe viruset mund të përhapen në restorante kur vetëm një person është i infektuar.

- Advertisement -

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, eksperimenti simulon atmosferën në një restorant ose në një anije lundrimi dhe thuhet të jetë realizuar nga organizata e transmetimit publik NHK në bashkëpunim me ekspertë të shëndetit.

Videoja tregon 10 persona që hyjnë në restorant, me një të veçuar si personi i “infektuar”.

Çdo pjesëmarrës shkon në drejtim të shankut siç do të bënin ata zakonisht, duke mos marrë parasysh një ndotje të mundshme.

- Advertisement -


Ja çfarë thonë ekspertët

Ndërsa këto lloj eksperimentesh nuk janë të reja, John Nicholls, profesor klinik në patologji në Universitetin e Hong Kongut, tha që ata demonstrojnë se sa shpejt mund të përhapet një virus, veçanërisht kur nuk bëhet larja e duarve.

- Advertisement -

“Ajo që tregoi video, është se ai do të përhapet në sipërfaqe dhe tek njerëzit shumë me efikasitet”, ka thënë Nicholls për CNN “dhe unë mendoj se me të vërtetë nënvizon nevojën e asaj që njerëzit kanë thënë për higjienën e duarve për të ndaluar përhapjen e sëmundjes”.

Sidoqoftë, Nicholls tha që situata është “artificiale” sepse aq shumë theks i është kushtuar vetëm prekjes.

Dhe me këtë pajtohet Kentaro Iwata, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Kobe.

“Eksperimenti thjesht përshkroi mundësinë e përhapjes përmes kontaktit, dhe kjo nuk është dëshmi e asaj që ndodhi, kështu që dallimi duhet të bëhet qartë midis asaj që mund të ndodhte dhe asaj që ndodhi”, tha Iwata për CNN.

Por të dy ekspertët thanë se eksperimenti është një mënyrë e mirë për të treguar rëndësinë e larjes së duarve.

Për hir të shkencës, Nicholls tha se do të ishte edhe më efektive të shihej eksperimenti i bërë pasi personi i “infektuar” lan duart për pesë dhe pastaj dhjetë sekonda.

“Kështu që publiku i gjerë merr një koncept të mekanizmit se sa përdorimi i larjes së duarve në të vërtetë mund të zvogëlojë transmetimin e një materiali infektiv potencial”, ka theksuar Nicholls.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit