4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Serbia i hakmerret Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, pas ndihmës nga Qeveria e Kosovës

Rekomandime

Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit ka thënë se Qeveria e Serbisë ka zvogëluar për 20 përqind buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se siç zakonisht ndodhë në mentalitetet mediokër, më mirë është të sulmosh atë që të ka ndihmuar (Qeverinë e Republikës së Kosovës) se sa ata që t’i ndalin mjetet që kanë qenë të parapara me buxhet.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Qeveria e Serbisë as pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka ndonjë program të veçantë për të ndihmuar komunat e pazhvilluara, buxhetet e të cilave më së shumti janë goditur nga gjendja e jashtëzakonshme dhe mosfunksionimi i ekonomisë të cilën e solli si pasojë beteja kundër Covid 19.

Por, lajmë më i keq është se Qeveria e Serbisë ka zvogluar për 20 përqind buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë e që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në financimin e projeketeve të nisura e që mjetet i ndanë Trupi koordinues.

- Advertisement -

Ky zvoglim për 20 përqind i buxhetit, që do të jetë në vlerë prej mbi 20 milion për Bujanoc dhe 20 milion për Preshevë duket nuk e brengosë askend sepse temat e trilluara po tentojnë ta kaplojnë hapsirën tonë mediale.

Siç zakonisht ndodhë në mentalitetet mediokër, më mirë është të sulmosh qtë që të ka ndihmuar (Qeverinë e Republikës së Kosovës) se sa ata që t’i ndalin mjetet që kanë qenë të parapara me buxhet.

- Advertisement -

Pse po ndodh kjo në këtë kohë, kur duhet të lobojmë bashkë që shembullin e Kosovës ta ndjekë edhe Shqipëria, a është vetëm pasojë e sjelljeve të mendjeve mediokër apo ka një plan të menduar mirë për të penguar ndihmat e këtilla, do të tregojë koha.

Është fakt se Vendimi i Qeverisë në Prishtinë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës me 500 mijë euro, ka patur jehonë të madhe pozitive.

Kjo jehonë është ka e pengon dikend.

Ai që nuk po e duron këtë ndihmë dhe jehonën që e krijoi ajo, apo ai që i frikësohet ndihmave të vazhdueshme që Kosova mund të cojë drejt Luginës, po mundohet që përmes mendjeve mediokër ta diskreditojë gjithë këtë punë.

E kjo që do të kemi minus 20 përqind në buxhetet tona, s’na qenka për të nxitur debat. Çudi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit