3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Riza Smaka: Qeveria e re s’ka mbështetje në Kushtetutë, të shpërndahet Kuvendi

Rekomandime

Pezullimit të Gjykatës Kushtetuese po i afrohet fundit, së shpejti ky organ do të merr vendimin për dekretin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i cili e mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm.

Profesori dhe një prej hartueseve të Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se zgjidhja më e përshtatshme e Kushtetutës do të ishe shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme .

- Advertisement -

Zgjidhje e drejtë dhe e përshtatshme me Kushtetutën dhe rrethanat shoqërore, politike e shëndetësore do të ishte shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme me afat prolongues deri në konsolidimin nga pandemia”, ka deklaruar Smaka.

Gjithashtu, profesori ka folur edhe për qeverinë e re për të cilën është edhe nënshkruar marrëveshja e koalicionit nga partitë opozitare.

Për më tepër, ai ka thënë se mbajtja e protestave nuk do të ofronte zgjidhje të krizës politike.

- Advertisement -

Formimi i Qeverisë së re nuk ka mbështetje në Kushtetutë. As mbajtja e protestave nuk do të ofronte zgjidhje të krizës politike aktuale në vendin tonë. Qeveria aktuale do t’i ushtronte funksionet e ekzekutivit deri në formimin e Qeverise nga zgjedhjet e përgjithshme”, ka deklaruar Smaka për “Bota sot”.

Po ashtu, Smaka ka paralajmëruar se çfarë do të mund të ndodh në qoftë se ndodh një gjë e tillë.

- Advertisement -

Ndryshe mund të pritën turbulenca shoqërore e politike të cilat do të dëmtonin gjendjen socio,- ekonomike e politike me refleksione të këqija në arenën ndërkombëtare edhe ashtu të goditur rëndë me tërheqje të njohjeve dhe me karantinim politik të ndalimit të qarkullimeve të lirshme të qytetarëve të vendit tonë të privuar edhe nga kjo e drejtë themelore”, ka përfunduar Smaka për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit